Djali i Michael Douglas, Cameron, është dënuar me 5 vjet heqje lirie. Në sallën e gjyqit që u zhvillua në Manhattan, ishte i pranishëm edhe aktori Michael Douglas.
Gjyqtari e shpalli fajtor Cameron, i cili u arrestua një vit më parë për akuzën e shpërndarjes së drogës. Djali i aktorit ishte negociator për transportimin e 220 gramëve metemfetaminë nga bregu përëndimor në bregun lindor të Nju Jorkut. Metamfetamina kushton rreth 80 dollare grami, cka do të thotë se Douglas kishte në dorë 18 mijë dollarë drogë.
Cameron ka nisur përdorimin e drogës që në moshën 13 vjecare. Gjykatësi i cështjes ngeli i shtangur nga letra publike që kishte shkruar aktori, në të cilën ai merrte përsipër fajin për mosrritjen e djalit në një ambient edukativ dhe familjar.
Top Channel