UNMIK ka shprehur shqetësimin e tij për zbatimin e strategjisë për veriun e Kosovës, e hartuar nga qeveria kosovare dhe Zyra Civile Ndërkombëtare.
Zëdhënësi i UNMIK, Russell Geeky ka deklaruar se shqetësimi ka të bëjë kryesisht me modalitetet e aplikimit të kësaj strategjie.
“Pikëpamjet e të dërguarit të OKB-së dihen dhe kanë të bëjnë me depolitizimin e kësaj cështjeje dhe me përqendrimin tek cështjet praktike, pasi ato ndikojnë tek arritja e marrëveshjes mes të gjitha komuniteteve. Kjo është rruga që duhet ndjekur”, ka pohuar Geeky.
Sipas tij, strategjia për veriun është e politizuar dhe për pasojë realizimi i saj do të jetë i vështirë. “Madje, ajo mund të cojë deri në tensionimin e situatës”, ka shtuar zëdhënësi.
Top Channel