Razzie Awards, Bullock mori statujën e gabuar

20/04/2010 11:45

Sandra Bullock ka marrë gabimisht cmimin për aktoren më të keqe RAZZIE Awards.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim të jurisë por për një gabim të aktores, e cila ka marrë në shtëpi trofeun e gabuar. RAZZIE origjinal është dizenjuar nga John Wilson 25 vjet më parë, por në vend të trofeut origjinal, Bullock ka marrë një kopje që vlen vetëm 5 dollarë.

Komiteti i RAZZIE Awards është përpjekur të kontaktojë me Bullock, me shpresën që ajo do ta shkëmbejë me mirësjellje statujën, por Sandra nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje. Drejtori i Razzie, Wilson, ka theksuar se nuk po e bën këtë për publicitet, ashtu sic perflitet ne mediat amerikane.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA