PS denoncon rritjen e borxhit publik
20/04/2010 20:10
Deputeti Arben Ahmetaj, nga selia e Partisë Socialiste, ka denoncuar rritjen e borxhit publik.
Sipas tij, në vitin 2010 cdo shtetas shqiptar u gdhi me një borxh prej 2 mijë dollarësh.
“Borxhi në fund të vitit 2009 ka arritur në 6.6 miliardë dollarë. Cdo familje në vitin 2010 është gdhirë me një borxh prej 8 mijë dollarësh. Makutëria e këtij pushteti nuk mjaftohet me kaq. Edhe 38 mijë fëmijët e lindur në vitin 2009 kanë trashëguar personalisht një borxh prej 2 mijë dollarë”, ka pohuar Ahmetaj.
Top Channel