Përmbytjet vërshojnë në Kurbin

20/04/2010 21:45

Përmbytjet si pasojë e reshjeve janë shtrirë edhe në rrethin e Kurbinit, ku janë mbuluar nga uji rreth 150 hektarë tokë.

Sipas informacioneve të fundit, uji ka hyrë në 150 shtëpi, si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha tek sipërfaqet e mbjella.

Autoritetet lokale njoftojnë se përmbytjet kanë prekur fshatin Gjorm dhe se situata në fjalë është krijuar nga mos hapja e kanaleve kulluese nga Ndërmarrja e Bordit të Kullimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA