Përmbytje në Kurbin, nën ujë mbi 15 shtëpi

20/04/2010 22:45

Rreth 150 hektarë tokë dhe 15 shtëpi u përmbytën në rrethin e Kurbinit ç’ka ka sjellë dëmtime të mëdha në të mbjella. (UPDATE)

Përmbytjet kanë prekur fshatin Gjorm të Mamurrasit. Shkak i përmbytjeve është mos hapja e kanaleve kulluese nga ana e Ndërmarrjes së Bordit të Kullimit.

Sipas banorëve përmbytje të tilla ka patur vetëmn në vitin 1967 dhe prej asaj kohë nuk patur probleme të tilla.

Ndërkohë përmbytje ka patur edhe në rrugën nacionale Mamurras në afërsi të fshatit Sanxhak, ku uji ka mbuluar aksin kryesor.

Kjo situatë ka sjellë anomali në qarkullimin e automjeteve , ndërkohë që banorët thonë se për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese kjo gjendje përsëritet çdo herë që ka reshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA