Në New York kthehet Picasso me drita të kuqe
20/04/2010 17:10
Një Picasso me drita të kuqe, “La Douleur” do të jetë në evenimentin që Metropolitan i “New York” do t’ia dedikojë babait të kubizmit. Është një vepër e fshehur për pothuajse 30 vjet në rrënojat e muzeut që e kishte marrë si dhuratë në 1982-shin.
Në të duket piktori i ri me kokën e një gruaje të fshehur në këmbët e tij.
“Nuk e kemi treguar deri tani sepse kemi menduar se ishte me nivel të ulët. Vepra është bërë në vitet 1902-1903, një nga periudhat më të varfëra të Picasso -s”, shpjegojnë burime nga muzeu.
Top Channel