Maqedonia mund të marrë datën e nisjes së negociatave për anëtarësimin në BE brenda presidendes spanjolle.

Ka qenë ky mesazhi që i ka përcjellë qeverisë maqedonase ministri i Jashtëm spanjoll Migel Angel Moratinos, i cili po viziton Shkupin.

“Si vendi që kryeson presidencën e radhës të BE-së mund të paralajmëroj fillimin e bisedimeve. Ne do të angazhohemi për këtë objektiv dhe jam i bindur se ai do të realizohet para përfundimit të presidencës spanjolle”, ka deklaruar Moratinos.

Shefi i diplomacisë spanjolle ka shtuar se Maqedonia duhet të zgjidhë cështjen e emrit me Greqinë sa më shpejt të jetë e mundur, duke premtuar edhe angazhimin e Madridit zyrtar në këtë drejtim.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski ka deklaruar se qeveria maqedonase është e gatshme të intensifikojë bisedimet me Greqinë për zgjidhjen e cështjes së emrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA