Policia kroate ka arrestuar një ish-ushtarak serb, i shpallur në kërkim për pjesëmarrje në masakrën e Srebrenicës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave Franc Kos, me origjinë sllovene, u prangos në afërsi të qytetit të Osijekut.

Sipas burimeve, Kos ka qenë anëtar i njësisë së ushtrisë serbe të Bosnjës që kreu ekzekutimet e rreth 8 mijë burave dhe djemve myslimanë në korrik të 98-ës në Srebrenisë.

Lajmi ka mbërritur edhe tek autoritetet boshnjake, të cilat kanë bërë të ditur se do të kërkojnë ekstradimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA