Hapja e dosjeve ndaj shqiptarëve te Kosovës që kishin ushtruar funksione të rëndësishme në kohën e ish-Jugollavisë cel një kapitull të ri.
Familja Lahu nga fshati Gllamnik i Podujevës eshte shprehur e gatshme t’i ofrojë dëshmine e saj prokurorisë.
“Më kanë rrahur brutalisht. Shufrën e hekurit ma kanë futur në fyt. Më kanë shpuar me gjilpëra. Më kanë djegur me cigare”, tregon Raif Lahu.
Ai ishte akuzuar për vrasjen e djalit të vëllait. Vuajti dënimin prej 15 muajsh dhe më pas u lirua pas vërtetimit të pafajsisë.
“Ka ndodhur krimi, ka ndodhur tortura ndërsa tani janë bërë patriotë”, shprehet ai. Lahu tregon se të gjitha torturat i ishin bërë nga policët shqiptarë që i shërbenin sistemit të atëhershëm.
“Na kanë torturuar dhe na kanë masakruar. E gjithë familja ime ishte e arrestuar”, tregon ai.
Ndjekja penale e këtyre personave që i shërbyen ish-Jugosllavisë është nisur nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani. Ky i fundit i dorëzoi Prokurorisë së Prishtinës dhe asaj të EULEX-it një kallëzim penal me emrat e 26 personave.
Top Channel