Menjëherë pas marrjes së përgjegjësive për ruajtjen e kufirit më Shqipërinë, Policia e Kosovës po bëhet gati për të marrë kontrollin edhe në kufirin me Maqedoninë.
Por ka mbetur i bllokuar marrja e kufirit me Serbinë, shtet që nuk pranon të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Do të ndodhi fillimisht me kufirin me Maqedoninë. Do jetë KFOR që do bëjë vlerësimet dhe më pas Policia e Kosovës do veprojë”, deklaron Shaban Guda, drejtor i policisë kufitare.
Policia e Kosovës do të ketë si detyrë parësore parandalimin e krimit ndërkufitar, që është dhe një ndër kushtet kryesore për anëtarësimin e shtetit të ri në NATO.
“Ne nuk mund ta luftojmë krimin ndërkufitar të vetëm. Për këtë duhet bashkëpunim me policitë e vendeve fqinje”, ka theksuar Guda. Transferimi i kompetencave për kontrollin e kufirit me Maqedoninë do të bëhet më 28 prill.
Top Channel