Ambasadori amerikan në Tiranë John Withers dhe kryetari i Bashkise së Tiranës Edi Rama kanë kremtuar Diten e Tokës, duke i ngarkuar te gjithë me përgjegjësi për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.
“Ka vetëm një tokë, ka vetëm një qiell, ka vetëm një mjedis dhe na përket ne që të sigurohemi që të mund t’ua përcjellim në të njëjtën gjendje sikundër ne kemi patur mundësinë t’i gëzojmë. Dhe është përgjegjësi e të gjithëve. Një pjesë e përgjegjësise i përket qeverisë, një pjese organizatave jofitmprureve, por pjesa me e madhe e pergjegjesise na përket ne”, u shpreh Withers.
Ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama tha se nismat e bashkisë për ta gjelbëruar qytetin nuk do të ndalet.
“Kemi bërë shumë për të transformuar hapësirën e kryeqytetit pas një periudhe të llahtarshme anarkie dhe abuzimi me të në vitet 90-të në një hapësirë ku sot ka shumë më tepër pemë sec kishte 6 vjet me parë, ka shumë më tepër metra katrorë hapësirë të gjelbëruar”, theksoi Rama.
Me rastin e Ditës se Tokës është përuruar dhe nje lulishte prej 100 metër katrore ideuar nga fëmijet me sipërfaqe bari ne forma të ndryshme gjeometrike.
Top Channel