Britania: Lobim të vazhdueshëm për Kosovën
20/04/2010 16:05
Britania e Madhe do të lobojë në të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që Kosova të pranohet si anëtare e rregullt për lojërat olimpike që do të mbahen në vitin 2012 në Angli.
Kështu u shpreh ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Endi Sparks pas takimit me Ministrin e kulturës, Lutfi Haziri.
Në këtë takim është biseduar edhe për çështjen e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë.
Ministri Haziri tha se më 24 prill do të nis zbatimi i projektit për ruajten e trashëgimisë kulturore, i përkahur nga ambasada britanike në Prishtinë.
Top Channel