Athina zyrtare ka deklaruar se e pranon propozimin “Maqedonia Veriore” për të zgjidhur cështjen e emrit.
Sipas zëdhenësit të Ministrisë së Jashtme greke, propozimi në fjalë përmban përcaktim gjeografik, por duhet të ketë garancinë se do të ketë përdorim të gjithanshëm.
Më tej Grigori Delavekuras ka nënvizuar se pala greke është në pritje të takimit të ardhshëm që do të organizohet nga ndërmjetësi Metju Nimic, edhe pse për momentin nuk ka dijeni se kur do të ndodhë kjo.
Megjithatë, ai ka theksuar se në rast të një takimi të tillë, të dyja palët duhet të përgatiten mirë. “Nuk lejohet të ketë gabime pasi ndryshe do të vështirësohej procesi. Për këtë ne mendojmë se Nimic duhet të jetë në kontakt me të dyja palët”, ka shtuar Delavekuras.
Top Channel