Xhelozia, Wood keqtrajton të dashurën

19/04/2010 10:35

Xhelozia mund të sjellë situata aspak të këndshme.Ana Araujo, partnerja aktuale e Ron Wood të Rolling Stone, ka përfunduar në spital pas një grindje me rokerin 62-vjecar.

Sipas “News of the World”, grindja ka plasur, pasi Ana ka gjetur në shtëpinë e Wood një foto të ish-it të muzikantit. Bëhet fjalë për 21-vjecaren ruse Katia Ivanova.

Braziljania është keqtrajtuar nga partneri i saj dhe me një ambulancë është dërguar në spital.

Araujo është e dashura e Wood që prej muajit shkurt, pas përfundimit të lidhjes me Katian, për të cilën Ron la gruan Jo, me të cilën ishte i martuar prej 23 vjetësh.

Top Channel