Vullkani, 30 % e fluturimeve, operative në Evropë

19/04/2010 12:05

Sot do të fluturojnë vetëm 30 përqind e avionëve që normalisht duhet të qarkullonin në qiejt e Europës.

Lajmin e ka bërë të ditur “Eurocontrol”, agjencia për sigurinë e trafikut ajror europian.

“Eurocontrol” pret që sot të jenë operativë nga 8 mijë në 9 mijë fluturime, krahasuar me 28 mijë që janë zakonisht.

Top Channel