Vdes cigarebërësi i preferuar nga Churchill

19/04/2010 12:00

Prodhuesi i cigareve kubaneze të preferuara nga Winston Churchill, Alejandro Robaina ka vdekur në Kubë në moshën 91 vjeçare.

Robaina ishte bërë mik edhe i mbretit të Spanjës falë cilësisë së cigareve të tij.

Gjithashtu në mënyrë sekrete, ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton pinte cigaret e Robaina edhe pse ekzistonte blloku ekonomik mes Uashingtonit dhe Havanës.

Robaina shënon një rekord duke u bërë i vetmi kubanez që emrin e tij e ka vënë në një markë cigaresh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA