Polanski, e fal e dhunuara por jo gjykata

19/04/2010 17:20

Filmi i tij më i fundit, “Njeriu i hijes” po korr një sukes të madh por jeta private e regjisorit franko-polak, Roman Polanski, vazhdon të jetë e turbullt për shkak të problemeve me drejtësinë amerikane.

Gjykata e Los Angeles vazhdon ta mbajë të hapur dosjen në dëm të tij, cka do të thotë se Polanski do vazhdojë të qëndrojë në liri me kusht në Zvicër. Edhe pse viktima e tij Samantha Geimer, e cila u dhunua seksualisht në moshën 13-vjecare nga regjisori, e ka falur, gjykata kërkon që procesi gjyqësor ndaj artistit të cohet deri në fund.

Kjo është e disata herë që drejtësia amerikane refuzon cdo lloj marrëveshje me Polanskin për ta liruar nga akuzat. Më parë ai kishte propozuar pranimin e fajit në publik, por as kjo ofertë nuk u ka hyrë në vesh gjyqtarëve amerikanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA