Miranda Kerr zhvishet…në Turqi

19/04/2010 12:00

Orlando Bloom duhet të jetë krenar për të dashurën e tij. Një bukuri tepër e rrallë është Miranda Kerr, e cila para nisjes së sezonit veror ka nxjerrë një set fotografik ku fansat e saj mund ta admirojnë me bikini dhe monokini.

Fotografitë janë realizuar për një markë turke të kostumeve të banjës. Pak e cuditshme që Kerr ka përfunduar imazh i një kompanie turke…megjithatë shpërblimi duhet të ketë qenë vërtetë i majmë për modelen.

Megjithatë duke kaluar te fotot, mund të thuhet me plot gojë se australiania ka një trup shumë seksi dhe joshës. Ajo nuk e ka problem që të pozojë thuajse nudo dhe këtë e ka praktikuar në kalendarët “Pirelli” apo për revistën “GQ”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA