Amy Winehouse kthehet me ish-bashkëshortin

19/04/2010 15:00

Lajmi kishte ditë që qarkullonte, por duket se tani është zyrtare. Amy Winehouse është kthyer me ish-bashkëshortin Blake Fielder-Civil me të cilin ishtë divorcuar vitin e shkuar.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi anglez “The Sun” që publikon disa foto të të dyve të kapur dorë më dorë duke ecur në Londër.

Gazeta bën të ditur gjithashtu se aktorja ka blerë një shtëpi prej 2.5 milionë stërlinash, në lagjen e Camden Town ku do të shkojë të jetojë me Blake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA