“Esquire”: Hendricks, femra më e bukur në planet

19/04/2010 17:45

Revista amerikane “Esquire” ka votuar aktoren amerikane Christina Hendricks si femrën më seksi të planetit.

E bukur, sensuale dhe provokuese, protagonistja e serialit “Mad Men” është ajo që plotëson të gjitha kushtet për të qënë në majë të renditjes. 10 mijë femra që kanë marrë pjesë në sondazh, e kane votuar si femra me e bukur e momentit. Pas saj vijnë modelja braziliane Adriana Lima dhe aktorja Megan Fox.

34 vjecarja ka pasur role të rëndësishme edhe në serialet “E.R.” e “Life”. Vetëm një muaj më parë ajo u shpreh se trupi i saj i ka nxjerrë shumë probleme, por tashmë ka pushuar kopertinën e revistës prestigjoze amerikane. Ajo është single por në intervistën dhënë për “Esquire” ajo paralajmëron: “Nuk më pëlqejnë ata që qëndrojnë në Facebook”.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA