Zyrtari BE-së: Të hënën nisin fluturimet
18/04/2010 20:10
Autoritetet europiane të cilat po merren me manaxhimin e situatës kaotike në qarkullimin ajror, situatë kjo e krijuar pas shpërthimit të vullkanit në Islandë, njoftuan se ditën e hënë gjysma e aeroporteve do të jetë operative.
“Nesër gjysma e fluturimeve do të jetë operative pasi reja e hirit vullkanik po leviz drejt veri-lindjes”, u shpreh nënsekretari i punëve europiane në BE, Diego Lopez Garrido.
Vendimi është marrë pas kërkesës së kompanive të ndryshme fluturimi, të cilat kërkuan rishqyrtimin e urdhërit katër ditor që pezullonte qarkullimin ajror thuajse në të gjithë Europën.
Top Channel