Trupi i Kaznskit në Krakove
18/04/2010 12:25
Trupi i pajetë i presidentit polak Lech Kaczynski dhe gruas së tij Maria kanë mbërritur nga Varshava në Krakove, në jug të Polonisë, për t’u varrosur në katedralen historike të Wawel, vendi i pushimit të përjetshëm të polakëve të mëdhenj.
Në ceremoninë mortore priteshin qindra delegacione të liderëve të të gjithë botës, por për shkak të bllokimit të aeroporteve shumë prej tyre nuk do të marrin pjesë.
Qindra polakë që kanë dalë në rrugë për të marrë pjesë në ceremoni mbajnë në duar flamujt kombëtarë.
Top Channel