Tatiana del nga “Big Brother”

18/04/2010 08:40

Spektakli i madh i “Big Brother” në “Top Channel” ka nisur me një lajm të mirë për të gjithë fansat e këtij ‘reality show’.

Arbana ka bërë me dije se dje në treg ka dalë revista më e re e quajtur “Big Magazine”, e cila pasqyron gjithçka që lidhet me banorët e “Big Brother Albania”. Ajo do të jetë në treg për lexuesin çdo të shtunë. Ndërkaq, spektakli ka vijuar me emocionet dhe surprizat e pafundme që vetëm “Vëllai i Madh” di të dhurojë.

Banori i eliminuar

Kika ka qenë banori i parë i shpëtuar nga eliminimi, pas tij ka qenë Seldi që ka shpëtuar. Mes Tatianës dhe Mandit ka qenë vajza nga Italia ajo që është larguar përfundimisht prej shtëpisë së “Big Brother Albania”.

Lidhja Seldi-Domenika

Në javët e fundit, marrëdhënia mes Seldit dhe Domenikës dukej sikur po bëhej gjithnjë e më e fortë, por me sa është parë gjatë ditëve të fundit, ajo nuk ka qenë edhe aq e konsoliduar. Publiku e ka parë që pas një zënke, e cila ka nisur prej Jetmirit, çifti duket sikur është ndarë. Arbana i ka pyetur se si janë emocionalisht dhe ata janë përgjigjur se nuk ndihen mirë. Më pas është shfaqur edhe një klip me të gjitha zënkat mes çiftit. Seldi thotë se e bezdiste fakti që Miri dhe Domi kalojnë shumë kohë bashkë. Jetmiri, nga ana e tij, ka thënë se i vjen keq për këtë situatë, sepse ai nuk ka bërë asgjë me tendencë dhe se nuk e dinte se çifti po kalonte në krizë prej tij.

Prova e javës

Arbana ka shpjeguar se prova e kësaj jave ka vënë në dukje aftësitë në atletikë të banorëve. Banorët kanë shkuar në fushën e futbollit ku gjendeshin 10 topa. Secili prej tyre ka pasur të drejtën të bëjë nga një gol nga 11 metërshi. “Big Brother” ka vendosur që prova të cilësohet e kaluar me sukses vetëm nëse banorët do të bënin minimalisht pesë gola. Pavarësisht se banorët nuk arritën t’i bënin golat, “Vëllai i Madh” e konsideroi këtë provë javore të fituar.

Veronica dhe George në BB për provën e puthjes

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, kane hyre Veronica e “Princ” George Leonard, dy prej konkurrentëve më të përfolur të “Grande Fratello”, programi analog që u zhvillua në Itali. Ata janë bërë pjesë e “Big Brother Albania” të premten në mbrëmje për një provë krejtësisht të veçantë, e cila ka rezultuar shumë e suksesshme gjatë spektaklit në Itali. Ata janë ftuar mes konkurrentëve shqiptarë për një provë bonus. Banorët nuk kanë pasur mundësinë që t’i ndiqnin këtë vit, por një nga provat javore ku ata kanë treguar se kanë qenë më të mirët, ka qenë ajo e quajtur “teknika e puthjes”. Detyra e tyre ka qenë të mësojnë banorët për “provën e puthjes”. Veronica dhe George u kanë mësuar banorëve teknikat e puthjeve eskimeze, kaske’ (kinematografike) dhe puthjen e rrëmbyer… Por nuk ka munguar edhe një mësim për puthjen e famshme “franceze”. Rezultati i kësaj prove, nëse është pozitiv, do t’u mundësojë banorëve një bonus shtesë në buxhetin ekzistues.

Tatiana, letër prej nënës dhe surpriza të tjera

Publiku e ka vënë re se gjatë këtyre ditëve Tatiana ka folur shpesh për familjarët e Landit, ish të dashurit, të cilët ajo i do shumë dhe i konsideron si familjen e vet, në një kohë që me mamanë e saj Angela-n ka një marrëdhënie konfliktuale dhe të vështirë. Ajo thotë se prindërit e ish të dashurit të saj janë gjithçka për të. Arbana e fton të shkojë në dhomën e kuqe, ku ajo gjen një zarf të bardhë dhe një letër të shkruar prej nënës. Ajo i shkruan se e ka ndjekur përmes televizorit. Kam ndier shumë emocione dhe se i bëhet qejfi që e ka përmendur, duke uruar që të rrijë brenda shtëpisë së BB-së sa më gjatë të jetë e mundur. “Mos u trego e ashpër kur flet për mua se ti e di sa shumë të dua edhe pse nuk jam e mirë për ta shprehur dashurinë”, i shkruan ajo. Tati thotë se e di që ajo e do shumë dhe se nuk i mban inat. Ndërkaq, pranë saj gjendet edhe një zarf blu, ku për Tatianën janë shkruar të gjitha dokumentet që duhet të plotësojë për të marrë nënshtetësinë shqiptare, të cilën ajo e dëshiron shumë. Për Tatin gjendej edhe dhurata prej prindërve të Landit, një tortë ku mami dhe babi i urojnë të gjithë të mirat e kësaj bote.

Seldi, “provim” kantoje në “Big Brother”

Seldi duhej t’i nënshtrohej një provimi, në të cilin nuk mundi të merrte pjesë, për shkak të pranisë së tij në “Big Brother”. Për këtë arsye, “Vëllai i Madh” ka bërë të mundur që gjatë spektaklit të mbrëmshëm ai ta jepte këtë “provim”. Në ambientet e shtëpisë hyn profesoresha e tij Merita Rexha, e cila e ka shoqëruar në piano. Seldi ka filluar të këndojë, ndërsa banorët e kanë ndjekur si publik. Pas pak në shtëpi ka hyrë edhe tenori i njohur shqiptar Kastriot Tusha, i cili ka kënduar së bashku me Seldin, duke falur shumë emocione për banorët dhe vetë Seldin.

Humor në BB me aktorët e “Portokallisë”

Një surprizë të këndshme ka rezervuar mbrëmjen e djeshme për banorët “Vëllai i Madh”. Në ambientet e shtëpisë kanë qenë tri personazhe të spektaklit të mirënjohur të humorit “Portokalli”. Ata imitojnë banorët e “Big Brother”: Bertinën, Valentinën e Gracielën. Të tre personazhet u kanë falur momente argëtuese banorëve, të cilët kanë qeshur me humorin e tyre. Por surpriza nuk mbaron me kaq, sepse në studio vjen personazhi që imiton Arbanën në “Portokalli”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA