Irani, alarm i Robert Gates në një raport të rezervuar

18/04/2010 08:55

“Një kambanë alarmi”. Kështu e ka përshkruar një funksionar i Shtëpisë së Bardhë përmbajtjen e një memorandumi sekret të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates, mbi cështjen bërthamore iraniane.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja “New York Times”.

Sipas gazetës, Gates ka nënvizuar se politika amerikane për të përballuar programet e Teheranit është e pamjaftueshme.

Nevojiten strategji të reja, përfshirë operacione ushtarake, në rastet kur rruga diplomatike dhe sanksionet e ardhshme do të dështonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA