Pakistan, kamikazë të mbuluar në kampin e të pastrehëve

17/04/2010 18:55

Dy kamikazë me fytyrë të mbuluar kanë hedhur veten në erë në një qendër të pastrehësh në veri-perëndim të Pakistanit duke vrarë të paktën 41 persona.

Ata kanë hyrë në veprim gjatë shpërndarjes së ndihmave në fushën e Kacha Pukha, në portën e qytetit ushtarak të Kohatit.

Në kamp gjenden mijëra civilë të arratisur gjatë sulmit ushtarak të ushtrisë pakistaneze në fortesën e talebanëve. Të plagosurit janë 64.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA