“Nënë Tereza”, monitorim nga Konkurrenca

17/04/2010 09:00

Shërbimet e koncesionarit gjerman TIA në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” do të jenë objekt monitorimi nga Autoriteti i Konkurrencës.

Në rast se konstatohen shkelje të parimeve të konkurrencës, nisur nga fakti se është operatori i vetëm në vend, atëherë Komisioni i Autoritetit do të nisë hetimet.

Plani për objektin e kontrollit është konfirmuar nga vetë kryetarja e autoritetit, Lindita Lati, e cila sqaron se nuk ka një vendim për hetim për nisjen e monitorimit, “parë kushtet e funksionimit të tregut, të transportit publik dhe ajror, sipas dyshimeve për shkelje të mundshme të ligjit ‘Për mbrojtjen e konkurrencës’”.

Ndërkaq, “Shqip” merr një tjetër konfirmim, sa u takon negociatave mes qeverisë shqiptare dhe grupit gjerman për rishikimin e kontratës koncesionare, sa i takon pjesës së ekskluzivitetit që nuk lejon operimin e një tjetër shoqërie të ofrojë shërbimet aeroportuale apo hapjen e një aeroporti, për qëllim të transportit të pasagjerëve.

Top Channel