Kim i merr mendjen Ronaldos

17/04/2010 14:45

I shkreti Wayne Bridge! Futbollistit po i shkon shumë ters në dashuri…lojtari i Manchester City  shpresoi ta harronte skandalin seksual mes partneres së tij dhe ish-shokut të skuadrës, John Terry, duke joshur bukuroshen Kim Kardashian, të cilën e ka njohur në Miami.

Por pasanikja seksi e ka ‘tradhëtuar’ me një tjetër futbollist të njohur: Christiano Ronaldo.

Pasi ka ndjekur ndeshjen e Real, Kim, e cila është vetëm pas përfundimit të historisë me yllin e futbollit amerikan Reggie Bush, ka kaluar një mbrëmje të tërë në restorant me Ronaldon, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime pasionante me të.

Pas darkës duket se Kim e ka ndjekur me një tjetër makinë Ronaldon deri në shtëpinë e tij dhe mësohet se ka dalë prej andej mëngjesen e nesërm…

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA