KiE: Qeveria dhe vendorët të bashkëpunojnë

17/04/2010 08:55

Këshilli i Europës i bën apel qeverisë dhe pushtetit vendor që të gjejnë frymën e bashkëpunimit. Kjo deklarate vjen gjatë prezantimit të një projekti të Këshillit të Europës dhe qeverisë zvicerane për forcimin e strukturave të qeverisjes lokale dhe rajonale në Shqipëri.

“Jam në dijeni të situatës politike, por doja të ritheksoja impaktin ose pasojën që sjell te bizneset situata politike në Shqipëri. Në qoftë se vëzhgojmë me kujdes këtë drejtim, kohët e fundit e njëjta gjë është parë në qeverisje, në të gjitha nivelet. Ka një konfuzion për bashkitë dhe komunitetin. Ky është mesazhi ynë dhe çfarë duam të sjellim, bashkëpunim mes forcave politike”, thotë Childerik Schaapveld, drejtor për Institucionet Demokratike i Këshillit të Europës.

Në të njëjtën linjë për bashkëpunim mes niveleve të qeverisjes ka qenë edhe zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni.

“Kryetarët e bashkive dhe të komunave, të zgjedhurit vendorë, të zgjedhurit vendorë të qarqeve, qeveritarët qendrorë duhet të vendosin bashkëpunimin në qendër të vëmendjes”, është shprehur ai.

Top Channel