Gjithçka mbi reality show–n “Big Brother” dhe konkurentët e tij, përveçse në televizion 24 orë në 24, tashmë edhe në revistën e përjavshme “Big Magazine”, e cila çdo të shtunë do të njohë lexuesit me intervista ku banorët e shtëpisë më të vëzhguar do të flasin hapur për marrëdhëniet me njeri-tjetrin, pa maska, apo doreza.

Por jo vetëm: foto eksluzive, që do të zbulojnë jetët private të personazheve, të cilët i kemi parë vetëm brenda mureve të shtëpisë.

Çiftet dhe flirtet do të tregohen nën efektin e dritës së kuqe, në rubrikën “Big-Hot”.

Pjesë e “Big Magazine” do të jetë edhe “Psikologjia”. Specialistë të ndryshëm në këtë fushë do të sjellin nëpërmjet artikujve një sërë temash lidhur me “Big Brother” dhe magjinë e tij, cfarë bën që ky program të ndiqet në masë, apo reagimet që perceptohen kur tek personazhet e tij gjejnë vetveten teleshikuesit.

Retrospektivë, është një tjetër rubrikë, në të cilën do të paraqiten intervistat e banorëve të edicioneve të kaluara të “Big Brother”, që do të rrëfejnë jetën e tyre pas reality-t.

Dhe më të afeksionuarit, në “Big Magazine” do të gjejnë edhe postera me fotot e personazheve. Këtë javë është Olta.

Big Magazine, duke nisur nga sot, gjendet në të gjitha pikat e shitjes, kushton 150 lekë dhe çdo të shtunë do të nxjerrë numrin e ri.

Top Channel