Berisha mbetet në ‘mërgim’

17/04/2010 15:00

Kryeministri Sali Berisha ende nuk ka mbërritur në Shqipëri, për shkak të kaosit që është krijuar në aeroportet europianë pas resë gjigante vullkanike, e cila ka pushtuar qiejt e Europës.

Pas vizites zyrtare ne Bruksel ku dorezoi pyetesorin e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat, per kryeministrin Berisha ka qene e pamundur te ndjeke linjen normale fluturimit Bruksel- Vjene- Tirane. Ai eshte nisur te premten paradite me makine nga Brukseli dhe per me shume se 10 ore ka pershkuar gati 1300 kilometra rruge ne Gjermani dhe prej andej ka mberritur ne Vjene ne mbremje.

Atje eshte njoftuar per mbylljen e fluturimeve nga aeroporti vjenez, cka e ka detyruar kryeministrin Berisha te qendroje edhe te shtunen ne kryeqytetin e Austrise.

Megjithese kryeministri Berisha do te donte te ishte sa me shpejt ne Tirane, te pakten, bukurite e Vjenes mund ta justifikojne sakrificen e ketij udhetimi te paparashikueshem dhe te gjate, i ngjashem me odisene shqiptare te integrimit europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB