Arrestohet pas një proteste aktori Danny Glover
17/04/2010 11:10
Ish-pantera e zezë, aktori amerikan Danny Glover ka përfunduar në burg bashkë me 11 persona të tjerë, të cilët protestonin ndaj selisë së një kompanie.
Sipas mediave të huaja, Glover protestonte para selisë amerikane të kompanisë franceze “Sodexho”, duke denoncuar sjelljet antisindikale nga ana e firmës restauruese dhe kushteve të rënda në punë.
Glover, njihet për rolet e tij të famshme në filmat “Arratisje nga Alcatraz’ dhe ‘Arma Vdekjeprurëse”.
Top Channel