
Notë pas note e këngë pas kënge, edicioni i shtate i Top Fest mbërriti në gjysmëfinale.
Do të jenë katër mbrëmjet, ku 10 këngëtarë në secilën prej tyre do të performojnë live, të shoqëruar nga orkestra e Top Channel, ne transmetim high definition.
“Pjesa live është risi e madhe për muzikën shqiptare. Eshtë një vështirësi e madhe që po përjetojmë këto ditë. Shikojmë artistët sesi shprehin emocione të reja. Mendoj që publiku do ta shijojë shumë këtë fazë. Sigurisht, këngëtarët do të këndojnë live, por edhe orkestra do të jetë live. Pra gjithcka live”, shprehet udhëheqësi muzikor, Dorian Gjoni.
Me skenografi të Fatmir Mingës dhe regji të Ergys Lubonjës, Top Fest do të prezantohet nga dy moderatorët, Albana Osmani dhe Ledion Lico.
“Do ballafaqohen shumë stile. Duam ëe zbulojmë sa më tepër nga ata që na kënaqin veshin dhe zemrën”, shprehet Ledioni. Ky është edicioni i shtatë i Top Fest, festivalit të organizuar nga Top Channel, i cili është i hapur për të gjitha zhanret muzikore dhe ku marrin pjesë artistë nga të gjitha trevat shqiptare. Duke nisur nga data 16 prill, do të transmetohet për katër të premte radhazi në orën 20:45.
Top Channel