Ndahet nga jeta Raimondo Vianello
15/04/2010 10:25
Ndërron jetë Raimondo Vianello, aktor dhe drejtues televizioni, i cili bashkë me të shoqen Sandra Monadini ka qenë një prej figurave më të njohura të televizionit italian.
Në 7 maj, Vienello do të mbushte 88 vjec. Karriera e tij profesionale nisi me teatrin. Në vitet 50-të iu dedikua kinemasë dhe ka luajtur bashkë me aktorin e famshëm Totò. Në vitin 1962, është martuar me Sandra Mondainin dhe me të ka qenë një prej cifteve televizive më unike.
Në 20 vitet e fundit ka qenë një prej imazheve të Canale 5 dhe bashkë me të shoqen i dha jetë sit-com-eve te njohura edhe për publikun shqiptar «Casa Vianello», «Cascina Vianello» e «Crociera Vianello».
Top Channel