Zëvendëskryeministri serb, Bozhidar Gjelic ka deklaruar se njohja e Kosovës nuk do të jetë kusht për integrimin e Serbisë në BE.

“Kushtet kryesore janë që Serbia të vazhdojë politikën e saj paqësore, diplomatike dhe juridike për të mbrojtur sovranitetin e saj mbi Kosovën”, ka pohuar Gjelic.

Ai ka shprehur bindjen e tij se qëndrimi i pesë vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë nuk ka ndryshuar dhe se negociatat për statusin e Kosovës mund të hapen sërish.

“E vetmja zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën është ajo që është e pranueshme edhe për Beogradin”, ka shtuar Gjelic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA