Afganistani, Sllovenia shqyrton tërheqjen
15/04/2010 19:45
Sllovenia po konsideron opsionin e tërheqjes së trupave të saj nga Afganistani, për shkak të situatës në këtë vend e cila nuk po ndryshon pavarësisht operacioneve ushtarake.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri slloven Borut Pahor, i cili i ka dhënë një ultimatum Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Nëse NATO nuk ndryshon strategjinë e saj të dështuar në Afganistan, atëherë Sllovenia do të konsiderojë tërheqjen e trupave të saj”, ka pohuar Pahor.
Top Channel