Vdekje dhe dëshpërim në Haiti
14/04/2010 09:30
Haiti sot është një ishull i harruar. Tre muaj pas tërmetit shkatërrues janë dhënë vetëm ndihma emergjence si ushqime, ilace dhe klinika mjekësore të lëvizshme.
Era e vdekjes ndihet nëpër rrugë, ndërsa njerëzit vazhdojnë të rrëfejnë tmerrin që kanë parë me sy. Në kryeqytetin Port au Prince frika gjendet kudo…frikë të futesh në kishë, frikë të shkosh në shkollë, frikë të futesh në vende të mbyllura.
Nëpër zonën e goditur shihet edhe prania e madhe ushtarake, që e bën edhe më të rëndë situatën. Vendi duket sikur është goditur nga lufta. Kufoma vijojnë ende të nxirren nga rrënojat.
Top Channel