Terrorizmi, Izraeli paralajmëron qytetarët e tij
14/04/2010 02:10
Njësitë anti-terroriste në Izrael paralajmëruan qytetarët e tyre që ndodhen në pjesën egjiptiane të Gadishullit Sinai të rikthehen në shtëpitë e tyre pasi rrezikojnë të sulmohen prej militantëve.
Autoritetet njoftuan se zotërojnë informacione konkrete dhe se rreziku për sulme dhe pengmarrje është gjithmonë i pranishëm.
Ky nuk është paralajmërimi i parë i Izraelit për shtetasit e tij në këtë zonë. Edhe në të shkuarën autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të evitojnë udhëtimet turistike në Sinai, një destinacion i pëlqyeshëm si prej izraelitëve ashtu edhe prej arabëve.
Top Channel