Scorsese përgatitet për një film 3D
14/04/2010 16:45
Filmi i ardhshëm i Martin Scorsese do të jetë në 3D dhe do të regjistrohet në Londër.
Sipas revistës “Variety”, pjesa do të titullohet “Shpikja e Hugo Cabret”, i bazuar në romanin e Brian Selznick që tregon historinë e Hugos së vogël, hajdutit që zbuloi misteret e Parisit në 1930-ën.
Prodhimi do të jetë i pavarur dhe shpërndarja do të bëhet nga “Sony Pictures”.
Sipas faqes së internetit “Imdb”, filmi do të regjistrohet direkt në metodën stereoskopike. Dalja parashikohet të bëhet më 9 dhjetor 2011.
Top Channel