Sarkozi: Sanksione Iranit
14/04/2010 04:50
Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka kërkuar marrjen e masave për vendosjen sa më parë të sanksioneve ndaj Iranit për programin e tij bërthamor.
“Po afrohet momenti i së vërtetës. Sanksionet duhet të miratohen brenda muajve prill-maj”, u shpreh Sarkozi.
Deklarata e presidentit francez ka ardhur pas përfundimit të samitit mbi sigurinë bërthamore në Uashington.
Top Channel