Pedofilia, kleri meksikan kërkon falje
14/04/2010 02:50
Peshkopët e Kishës Katolike meksikane u kanë kërkuar falje publike të gjithë viktimave, pre e abuzimeve seksuale prej klerikëve vendas.
“U kërkojmë falje të gjithë personave të cilët kanë qënë viktima të abuzimeve nga ana e klerikëve të pandershëm”, deklaroi kreu i Konferencës epishkopale meksikane Viktor Rene Rodriguez.
Në Meksikë janë zbardhur disa raste të abuzimeve seksuale nga ana e klerikëve, megjithatë Rpdriguez deklaroi se në të shkuarën kisha meksikane nuk ka qënë e përgatitur për të denoncuar aktet e pedofilisë klerike.
Top Channel