Kirgizistan, SHBA mbështet qeverinë e re

14/04/2010 12:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështësin revolucionin në Kirgizistan. Këtë e bëri të ditur diplomati amerikan i dërguar në vendin aziatik, Robert Blake.

Sipas tij, Uashingtoni është i gatshëm të ndihmojë qeverinë e përkohshme. Pas takimit me të dërguarin amerikan, liderja provizore e qeverisë, Roza Otunbaieva ka folur me fjalë të ashpra ndaj presidentit të larguar, Kurmanbek Bakjev.

“Ai duhet të përgjigjet para drejtësisë për gjakun që u ka derdhur shtetasve të tij”, theksoi shefja e qeverisë së Bishkekut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA