Gjermani-Kosovë, pakt për refugjatët
14/04/2010 21:45
Gjermania dhe Kosova kanë rënë dakord për kthimin e rreth 14 mijë refugjatëve në Kosovë.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Tomas de Maiziere ka thënë pas takimit me homologun kosovar Bajram Rexhepi se gjithësesi nuk janë planifikuar dëbime masive.
Por, Maiziere tha se Berlini do të vazhdojë me politikat e kthimit progresiv të njerëzve, të cilët kanë ikur nga Kosova për shkak të luftimeve.
Top Channel