Fyle: Kosova nuk interferon në integrimin e Serbisë
14/04/2010 13:05
Komisioneri Evropian për Zgjerim, Shtefan Fyle ka përsëritur se nuk ka lidhshmëri të rrugës së Serbisë në Bashkimin Evropian dhe çështjes së Kosovës.
Por ai ka vënë në dukje që Komisioni Evropian pret që vendi kandidat të ketë marrëdhënie të mira me shtetet fqinje nëse dëshiron të përparojë drejt BE-së.
Në një intervistë për gazetën “Dnevnik” të Novi Sadit, komesioneri Fyle ka thënë se Pyetësori i KE për kandidaturën e Serbisë do të jetë neutral sa i përket Kosovës.
Top Channel