152 mijë dollarë për planin e fluturimit në Hënë
14/04/2010 03:30
U shit në Nju Jork për 152 mijë dollarë plani i udhëtimit të parë të njeriut në Hënë, i autografuar nga austronauti amerikan Neil Armstrong.
Mbi fletët e planit shkruhet edhe fraza e shqiptuar prej Armstrong-ut në momentin kur preku mbi sipërfaqen e Hënës: “Një hap i vogël për një njeri të vetëm, një hov i madh për gjithw njerëzimin”.
Neil Armstrong kontaktoi për herë të parë sipërfaqen e Hënës më 20 korrik të vitit të vitit 1969, 8 vjet nga udhëtimi i parë në hapësirë, kryer prej rusit Juri Gagarin.
Top Channel