Vrasja, burg pa afat edhe minorenit të akuzuar

13/04/2010 11:05

Pavaresisht moshës së mitur, 17-vjecari Mehmet Ropi nga fshati Pojan i akuzuar për vrasjen e pronarit të një magazine, Nexhat Gega, është lënë në burg nga ana e gjykatës.

Ai ka dale para togave te zeza per vleresimin e mases se sigurise ku nga ana e prokurorit te ceshtjes per shkak te rrezikshmerise se larte shoqerore dhe provave qe vertetojne autoresine ne vrasje te 17-vjecarit, eshte kerkuar arresti me burg.

Ndaj te miturit rendojne nje sere akuzash per vepra te renda penale, per vjedhje e grabitje te armatosur, armembajtje pa leje, vjedhje e mbetur ne tentative me pasoje plagosjen e nje shtetasi dhe akuza e vjedhjes ne bashkepunim me pasoje vdekjen e nje shtetasi.

Nisur nga keto rrethana dhe fakti se i mituri eshte larguar pas vrasjes ne Greqi ku eshte kapur dhe eshte kthyer. Gjykata nuk e ka pranuar kerkesen e avokatit te caktuar kryesisht, per lehtesimin e mases ndaj Mehmet Ropit per shkak te moshes se mitur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA