“Vidohova”, prokurori kërkon burg përjetë
13/04/2010 13:00
Akuza kërkon dënim maksimal për autorin e masakrës së Vidohovës, i cili akuzohet se vrau tre vëllezër.
Prokurori kërkoi dënimin burg përjetë për Besim Karajin, ndërkohë që gjykata ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, që i jep të drejtën autorit të masakrës të përfitojë një ulje të dënimit.
Karaj ekzekutoi me armë vëllezërit Taulant, Xhilian dhe Etlevan Mulliri, për shkak se njëri prej tyre kishte lidhje intime me gruan e tij.
Top Channel