Mjekimet anti-obezitet nuk janë të mjaftueshme për të humbur në peshë.Ky është rezultat i një studimi të një grupi kërkuesish britanikë publikuar në “Nature Reviews Endocrinology”.
Fakt është një njerëzit sot ndodhen në një situatë paksa paradoksale në raportin e tyre me ushqimin. Organizimi njerëzor, që prej primitivizmit është zhvilluar në një mënyrë të tillë me sjellje nga më të ndryshmet në kërkim dhe sigurim të ushqimit.
Ushqimi shkakton edhe kënaqësi, ndaj konsumimi i vakteve për disa persona bëhet shumë i shpejtë dhe i madh në sasi. Në kohët moderne shqetësim përbën marrja e kalorive dhe proteinave të tepërta që shkaktojnë dhjamosje të trupit dhe për pasojë me rritjen e sasisë së dhjamit vjen edhe rreziku i obezitetit.
Sipas autorëve të studimit, mjekimet kanë një ndikim shumë të reduktuar në uljen e obezitetit. Ka shumë faktorë të tjerë patologjikë që shkaktojnë obezitetin, ndërsa mjekimet kanë një spektër të ngushtë veprimi.
“Shumë faktorë të tjerë mund të kenë efekte të mëdha në shkaktimin e obezitetit. Kemi mësuar shumë mbi sistemet neurokimike që udhëheqin procese si p.sh dëshira dhe kënaqësia e të ushqyerit. Ka ardhur koha që të shfrytëzojmë këtë informacion tonin për të ndihmuar njerëzit në kontrollimin e sjelljes së tyre të të ushqyerit”, thonë studiuesit.
Ndaj sipas tyre, mjekimet anti-obezitet nuk duhet të shohin vetëm se si mund të shkaktojnë humbjen në peshë, por duhet të ndërveprojnë me dëshirën për ushqim dhe autokontrollin për ushqim.
Top Channel