Ukraina: Brenda 2012 eleminojmë uraniumin

13/04/2010 00:55

Samiti për mbi sigurinë bërthamore në Uashington ka dhënë rezultatet e tij të para.

Kështu në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë zëdhënësi i saj, Robert Gibs njoftoi se Ukraina premtoi eleminimin e mbetjeve të uraniumit brenda vitit 2012.

Për vendimin e Kievit u prononcua edhe presidenti Obama. Ai e cilësoi atë një “hap përpara dhe historik”. Ndërkohë që presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç u zotua se një pjesë e mirë e uraniumit të pasuruar do të shkatërrohet brenda këtij viti.

Ukraina zotëron sasi të konsiderueshmë uraniumi, pjesa më e madhe e të cilit thellësisht i pasuruar dhe i mbetur qysh prej periudhës sovjetike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA