Suazilandi njeh formalisht Kosovën
13/04/2010 14:35
Ministria e Jashtme në Prishtinë njoftoi sot njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Suazilandit.
Dikasteri diplomatik ka saktësuar se njohja është konfirmuar përmes një dokumenti zyrtar të dërguar nga ambasada e Suazilandit në Kuvajt në ambasadën kosovare në Londër.
“Ministria e Punëve të Jashtme të Suazilandit njofton misionet e veta diplomatike se Mbretëria e Suazilandit ka njohur formalisht Republikën e Kosovës”, thuhet në dokument.
Top Channel